Shkëndija zhvillon stërvitje në “Polud” të Splitit

Futboll

Shkëndija zhvillon stërvitje në “Polud” të Splitit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:16
Shkëndija zhvillon stërvitje në “Polud” të Splitit

Shkëndija U19 po zhvillon në këto momente stërvitjen e fundit në stadiumin e bukur “Polud” në Split përpara ndeshjes me Hajduk U19, në kuadrin e ndeshjes së kthimit të Ligës së kampionëve për të rinj ose UEFA Youth League, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Ndeshja Hajduk U19-Shkëndija U19 do të zhvillohet nesër (e mërkurë) me fillim prej orës 19:00.

Nga kampi i Shkëndijës U19 bëjnë me dije se të gatshëm e presin ndeshjen me juniorët e Hajdukut dhe se do të japin maksimunin për të prezantuar në mënyrë dinjitoze ngjyrat e klubit të tyre.

Edhe pse ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup ka përfunduar në të mirë të juniorëve të Hajdukut (0-2), interesimi për sfidën e nesërme nuk mungon, madje faqja e klubit kroat përmes një postimi ka njoftuar tifozët e vet se kanë dal në shitje biletat për ndeshjen Hajduk U19-Shkëndija U19.

Ndryshe, edhe mediat kroate i kanë kushtuar një hapësirë të vecantë ardhjes së Shkëndijës në Split. Ata kanë potencuar se përkundër rezultatit të favorshëm nga ndeshja e parë, skuadra e Hajduk U19 në mënyrë serioze duhet t’i qaset ndeshjes me Shkëndijën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat