Perandoria që qëndron mbrapa Sheriff Tiraspol-it

Futboll

Perandoria që qëndron mbrapa Sheriff Tiraspol-it

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 19:32
Perandoria që qëndron mbrapa Sheriff Triaspol-it

Sheriff Tiraspol është surpriza e madhe në Champions League.

Një skuadër e panjohur për pjesën më të madhe, por që në vetëm dy ndeshje ka bërë të qartë ambiciet duke mundur Shakhtar dhe Real Madrid.

Skuadra vjen vetëm formalisht nga Moldavia, duke parë se nga ato anë e mendojnë ndryshe: ata janë pjesë e Republikës Moldave të Pridniestrov, krahina është Transnistria.

Një republikë e vetëshpallur, me OKB-në që vazhdon të mos e njohë dhe Rusia që e mbështet zgjedhjen për t’u ndarë, por jo zyrtarisht.

Në Transnistria, në fakt, lidhja me ish-Bashkimin Sovjetik është akoma shumë e fortë dhe e qëndrueshme, siç e tregon gjuha e folur, kultura dhe alfabeti i përdorur. Kanë një flamur të tyrin, me drapër dhe çekiç, ashtu si edhe një monedhë dhe një politikë doganash të pavarur me lidhe të veçantë për të hyrë në vend.

Ku lind Sheriff dhe rëndësia e tij në vend

Klubi ka lindur dhe është zhvilluar falë dy ish-funksionarëve të KGB-së, Victor Gușan dhe Ilya Kazmaly. I themeluar në 1997, nga ajo kohë ka fituar gjithmonë ose pothuajse në “atdhe”: 19 kampionet, dhjetëra kupa.

Emri është i lidhur me Sheriff Ltd, ndërmarrje e madhe që vepron në një lloj regjimi monopoli. Praktikisht, 60% e të ardhurave të Republikës së Pridniestrov vjen falë Sheriff-it.

Pronarët e të cilit kanë në dorë gjithçka: naftë dhe pika karburanti, supermarkete, kinema, stacione televizive dhe media, fabrike alkooli dhe cigaresh.

Me pak fjalë, një rrjetë merimange e shtrirë në të gjithë Republikën e vetëshpallur dhe 500 m ijë banorët e saj. Skuadra ka përfituar nga ky pozicion force,, jo vetëm në nivel ekonomik. Sot, veçanërisht pas dy fitoreve të bujshme në grup, kërkon të lërë shenjë edhe në nivelet më të larta të futbollit europian.

Inter-i, kundërshtari i sotshëm i Sheriff-it në Champions, është i paralajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat