Një mundësi e re për talentet e futbollit

Futboll

Një mundësi e re për talentet e futbollit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 23:23
Një mundësi e re për talentet e futbollit

Një mundësi e re është krijuar për futbollistët e talentuar nga trevat shqiptare si Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Tanimë lojtarët e talentuar kanë një adresë të re, të profesionalizuar për tretmanin e tyre.

Menaxheri Ilir Hajrizi ka hapur agjensionin Iliryan Sport Managment, ku me këtë emër përfaqësohen shqiptarët kudo që janë.

Hajrizi është i njohur si menaxher i boksierëve të ndryshëm dhe këngëtarëve, por ai tani është futur edhe në botën e futbollit.

Ai tani ka hapur edhe derën e tretë, që ka të bëjë me lojtarët e talentuar të futbollit nga mosha 12 deri në 21 vjeç.

Hajrizi synon që t’i marrë nën menaxhim lojtarët më të mirë të kësaj moshe dhe t’i dërgojë në skaudra evropiane.

Futbollistët e talentuar që dëshirojnë më shumë informacione shtesë mund të kontaktojnë në instagram te Iliryan Sportmanagment, ose në adresën Dr. Born str.9b Bad Wildengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat