Sulmuesi i RB Leipzig ka tërhequr interesimin

Futboll

Sulmuesi i RB Leipzig ka tërhequr interesimin

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 19:17
Sulmuesi i RB Leipzig ka tërhequr interesimin

Sulmuesi i RB Leipzig ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Dani Olmo është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në Bundesliga duke bërë që shumë ekipe të shprehin interesim për të, transmeton lajmi.net.

Flitej se Barcelona do të tentojë transferimin e tij në merkaton e dimrit, megjithatë tani edhe dy skuadra kanë shprehur interesim për të.

Sipas ‘Bild’, Man Utd dhe Man City janë në garë për transferimin e futbollistit të Lepizig.

Dy gjigantët anglez janë të gatshëm që të dërgojnë oferta të larta drejt klubit gjerman për ta sjell në ekip spanjoll verën e ardhshme.

23-vjeçari, ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2024, në përgjithësi ai ka realizuar 12 gola e 14 asisitime me klubin në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat