Presidenti i UEFA-s e nderon Agim Ademin dhe ia kujton një detaj interesant 

Futboll

Presidenti i UEFA-s e nderon Agim Ademin dhe ia kujton një detaj interesant 

Nga: K.G. Më: 21 tetor 2021 Në ora: 21:45
Presidenti i UEFA-s e nderon Agim Ademin dhe ia kujton një detaj interesant 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është nderuar në mënyrën më të mirë nga Aleksander Ceferin, president i UEFA-së.

Ademi ka respekt të veçantë në UEFA dhe në përgjithësi nga shtetet jo vetëm të Kontinentit të Vjetër. 

Ai është uruar nga presidenti i UEFA-së dhe ia kujton edhe vitin e finales së Kupës së Evropës përkatësisht vitin 1961, mes Barcelonës dhe Benfica-s. Benfica e ka fituar finalen me rezultat 3:2 ndaj Barcelonës.     

“Ndjehem shumë i lumtur me kujdesin e miqve të mi, sidomos në ditë të veçanta siç është ditëlindja ime. 

E vlerësoj shumë urimin nga Presidenti i UEFA-s njëherësh miku im, Aleksander Ceferin, i cili përmes kësaj dhurate të veçantë e ka kujtuar se në të njëjtin vit të lindjes sime është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Evropës, Barcelona – Benfica”, ka shkruar Ademi në profilin e facebookut dhe të instagramit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat