Wenger këshillon Solskjaerin

Futboll

Wenger këshillon Solskjaerin

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 11:21
Wenger këshillon Solskjaerin

Në Angli të gjithë mendojnë për super-përballjen e të dielës, mes Manchester United e Liverpool, dy prej skuadrave me më shumë tituj kampion të Premier Leagues, që do të sfidohen në “Teatrin e Ëndrrave”.

Një ndeshje e tillë pritet gjithmonë me interes maksimal, por këtë herë është edhe më e veçantë, pasi te “djajtë e kuq” është rikthyer Cristiano Ronaldo dhe bashkë me të, edhe pritshmëria për të fituar titullin kampion.

Megjithatë një humbje përballë “the reds” do të komplikonte jo pak rrugëtimin e Manchester United dhe për të shmangur disfatën, ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka këshilluar Solskjaer mbi futbollistët që duhet të hedhë në fushë në përballjen e të dielës pasdite.

“Unë mendoj se kyçi i betejës do të jetë mesfusha dhe Solskjaer i ka emrat për të bërë mirë. Unë do t’i këshilloja aktivizimin nga minuta e parë të Paul Pogba, Fred dhe Bruno Fernandes.

Pogba të jep shumë thellësi dhe krijon shumë aksione të rrezikshme. Me të në fushë, edhe Bruno Fernandes është më i lirshëm, gjen më shumë hapësira. Sa i përket Fred, në pjesën e dytë ndaj Atalantës ishte fantastik dhe duhet inkurajuar edhe ndaj Liverpool”, deklaroi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat