Operohet Agbekpornu, ja sa do të mungojë titullari i Egnatias

Futboll

Operohet Agbekpornu, ja sa do të mungojë titullari i Egnatias

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:07
Michael Agbekpornu

Mesfushori i Egnatias, Michael Agbekpornu, i është nënshtruar një operacioni në gju, pas dëmtimit që mori në ndeshjen kundër Kastriotit në kampionat.

Pikërisht ditën e sotme lojtari ganez u operua në gju duke e kaluar me sukses këtë sfidë për të.

Ne faqen zyrtare të Egnatias është postuar lojtari i operuar ku tregohet edhe periudha që lojtari do qëndrojë jashtë fushës së blertë.

Siç thuhet në postim lojtari do mund të kthehet pas 1 muaji. 23-vjeçari do të jetë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Gugash Magani, duke pasur parasysh se ishte një titullar fiks i skemave të tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat