Kështu duket stadiumi shqiptar

Futboll

Kështu duket stadiumi shqiptar

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:27
Kështu duket stadiumi shqiptar

Kështu duket stadiumi shqiptar!

Kukësi vijon prej kohësh të luajë në transfertë edhe ndeshjet si pritëse, për shkak të punimeve në stadiumin “Zeqir Ymeri”, që iu nënshtrua një rikonstruksioni total, megjithatë duket se pritjes i ka ardhur fundi.

Punimet në impiantin e ri modern të verilindorëve janë drejt përfundimit dhe sot ka nisur edhe procesi i shtrimit të barit natyral, ndërsa parashikimet janë që në harkun e një muaji gjithçka të jetë gati.

Krahas barit natyral, në impiantin e ri është vendosur edhe sistemi i ndriçimit, që do të lejojë verilindorët të presin ndeshje edhe në mbrëmje, ndërsa po punohet edhe për fushën stërvitore, që do t’i shërbejë ekipit të parë, por edhe moshave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat