Drita me mungesa përballë Llapit

Futboll

Drita me mungesa përballë Llapit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:36
Drita me mungesa përballë Llapit

Klubi Futbollistik “Drita” ka mbajtur konferencën e zakonshme për media një ditë përpara ndeshjes kampionale.

Në atë konferencë kanë qenë të pranishëm trajneri Ardian Nuhiu dhe sulmuesi Marko Simonovski.

“Më ka pëlqyer skuadra në ndeshjen e fundit. Më gëzon fakti që gjetëm rezultatin pas atyre lojërave të mira. Djemtë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, më ka pëlqyer angazhimi dhe mos-lejimi i kundërshtarëve që të rrezikojnë”.

“Disa futbollistë janë duke marrë formën e tyre më të mirë dhe për këtë gjë jam i lumtur”.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Skuadra e Llapit kishte një start jo të mirë, por në 3 ndeshjet e fundit kanë treguar se dinë të luajnë shumë mirë. Ata gjithashu posedojnë lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në mënyrë individuale”.

“Kemi nevojë për vazhdimësi dhe besoj që mund të vazhdojmë të marrim rezultati të mirë”.

“Mendoj që në ndeshjen e fundit kemi marrë një mesazh të mirë, edhe nga pjesa ofanzive. Kemi theksuar disa herë që futbollistët në fazën sulmuese na kanë munguar, për këtë arsye ndoshta edhe kemi pasur më pak raste të krijuara”.

“Do mundohemi që të shfrytëzojmë potencialin tonë më të mirë ndaj Llapit, kam besim që do ta shoh të njëjtën gjë edhe nesër nga skuadra. Fusha do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat, e ne do kërkojmë vazhdimësi”.

“Arbnor Muja do të mungojë në këtë takim, e sot gjatë stërvitjeve Erjon Vucaj ka shprehur një shqetësim në muskujt e tij”, ka thënë trajneri Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat