Dzeko ndez derbin e Italisë

Futboll

Dzeko ndez derbin e Italisë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 23:47
Edin Dzeko

Edin Dzeko ka ndezur derbin e Italisë mes Interi dhe Juventusit që luhet të Dielën në orën 20:45.

Boshnjaku dha se për të mundur Juven duhet ti bllokojme në kundërsulm

“Jam 35 vjeç por çmendem akoma kur shoh një top”, shprehet Dzeko me batutë gjatë intervistës së tij për “La Gazzetta dello Sport”, duke shtuar:

“Duhet të neutralizojmë pikën e tyre më të fortë, kundërsulmin. Kampionati nuk fitohet në tetor-nëntor por në valle janë pikë me shumë peshë, do të jenë të vështira për tu rikuperuar për atë skuadër që humbet”.

“Me të është e vështirë, të sulmon gjithnjë, mbase më shumë seç duhet. Të dielën nuk ka rëndësi kush shënon, dua të fitojë edhe nëse nuk shënoj, ka pak rëndësi. Çelësi i fitores? Duhet të tregojmë që jemi kampion në fuqi, duhet të japim gjithçka kemi, të kërkojmë fitoren në çdo formë. Krahasimi me Lukakun? Inter duhet ti thotë faleminderit, pasi ai me Conten i dhuruan titullin kampion, më pas bën zgjedhjet e tyre. Unë shoh përpara, me të kam për përbashkët numrin mbi fanellë”, u shpreh ndër të tjera Dzeko në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat