Tifozët e duan në formacion

Futboll

Tifozët e duan në formacion

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:09
Tifozët e duan në formacion

Me një foto të Armando Brojës dhe me mbishkrimin “Kush është gati për një tjetër ndeshje në “St. Mary””, nis ditën në rrjetet sociale klubi i Southamptonit, që pasditen e sotme do të përballet e Burnleyn sërish në shtëpi, për të kërkuar një tjetër sukses.

“Shenjtorët” morën fitoren e parë sezonale një javë më parë dhe protagonist absolut u bë sulmuesi kuqezi, Armando Broja, i cili në të parën ndeshje si titullar, gjeti edhe golin e tij të parë në Premier League, duke u dhënë tre pikë të tijve.

Ka mjaftuar kaq, që tifozët e Southampton të kërkojnë në kor aktivizimin e Brojës nga minuta e parë edhe pasditen e sotme ndaj Burnleyt, ndërsa trajneri austriak Ralf Hasenhuttl komentoi sërish paraqitjen e shqiptarit një javë më parë, por nuk zbuloi detaje nga formacioni.

“Broja pati një fillim të ngadaltë, por shumë shpejt rikuperoi dhje nxori në pah aftësitë e tij. Edhe ne kuptuam që ai ka disa cilësi, që mund t’i shfrytëzojmë mjaft mirë. Ndaj Leeds ai kapi shansin e tij me të dyja duart dhe e shfrytëzoi në maksimum. Jam shumë i kënaqur”, deklaroi trajneri Hasenhuttl.

Southampton-Burnley do të startojë në orën 16:00 dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport 4, nën komentin e Anarildo Aliajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat