Shqiptari shënon dhe feston me shqiponjën dykrenore në Angli, Southampton barazon

Futboll

Shqiptari shënon dhe feston me shqiponjën dykrenore në Angli, Southampton barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:51
Shqiptari shënon dhe feston me shqiponjën dykrenore në Angli, Southampton barazon

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është në formën më të mirë.

Ai realizoi golin e dytë në Premier League. 

Southampton si vendas nuk nxori më shumë se një barazim duke luajtur me rezultat 2:2 me Burnleyn.

Broja, i shpejt si rrufe,  mori topin nga rreth 30 metra, futet në 16-sh e me goditje të fuqishme e mposhti portierin Pope, 2:1 pikërisht në minutën e 50-të! 

Broja shënon dhe feston me shqiponjën dykrenore. 

Broja edhe një herë tregoi klasin e tij. Futbollisti i huazuar nga Chelsea të Southampton, po bëhet gjithnjë e më i dashur të tifozët. 

Për Southampton realizuan Livramento (41') e Broja (50') dhe për Burnley-n Cornet (13' e 57'). Shqiptari u zëvendësua në minutën e 79-të.

Southampton zë vendin e 16-të me 8 pikë, ka dy më shumë se Burnley që gjendet dy pozita më poshtë pas nëntë jave në Premier League.   

Me 30 tetor, Southampton do të ndeshet me Watfordin vendas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat