Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka shprehur ndjesitë e tij para sfidës me Barcelona-n në kampionat.
“Vazhdon të jetë një ndeshje speciale: ndjesitë janë të njëjta me kohën kur ishin Cristiano Ronaldo Messi-n.
Nuk duhet të përqendrohemi tek individualitetet, por te skuadrat, sepse Barcelona-Real Madrid do të jetë e njëjta ndeshje edhe pas protagonistëve që do ta luajnë të dielën”, ka thënë trajneri italian në konferencë për shtyp.
Ancelotti ka shtuar më pas:
“Nuk e di se kush do të vjen në formë më të mirë në këtë ndeshje: në këto raste nuk ka asnjë favorit.
Shqetësimi është normal frika mund të jetë një emocion pozitiv. Nëse nuk ke frikë, atëherë përballesh me luanin duke menduar se është një mace”.