Mbrëmje shqiptarësh

Futboll

Mbrëmje shqiptarësh

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:13
Mbrëmje shqiptarësh

Është mbrëmja e sulmuesve të Kombëtares Shqiptare.

Pas Armando Brojës, që ngriti peshë “St Mary’s Stadium” për të dytën ndeshje radhazi në Premir League, në Bundesligën e Austrisë lë shenjë Giacomo Vrioni.

Sulmuesi 23-vjeçar, i huazuar te skuadra e Tirolit nga Juventusi, realizoi golin e vetëm në takimin e zhvilluar në fushën e Admiras, duke i dhënë tri pikë ekipit të tij.

Vrioni mori përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi në limitet e kohës së rregullt dhe u tregua i saktë, me topin që përshëndeti rrjetën.

Vrioni u hodh në fushë në minutën e 61-të në vend të Blume.

Kujtojmë që ky është goli i katërt i shqiptarit me fanellën e Tirolit në kampionat, që kur u huazua nga bardhezinjtë në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat