Inter-Juve, Allegri: Zikaltërit favoritë për titull

Futboll

Inter-Juve, Allegri: Zikaltërit favoritë për titull

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:21
Inter-Juve, Allegri: Zikaltërit favoritë për titull

Sot luhet ndeshja mes Interit dhe Juventusit në kampionatin italian, që ndryshe cilësohet si derbi i Italisë. Të dyja ekipet vijnë pas fitoreve të arritura në ndeshjet Champions.

Juventus dëshiron që të arrijë fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke pasur një fitore të klasit të parë përballë kampionëve në fuqi. Përpara do të jetë një Inter që duhet të shlyejë nokautin e së shtunës në Lazio, disfatën e parë sezonale në Serie A për kampionët në fuqi të Italisë. Inter-Juve nuk është kurrë një ndeshje si çdo tjetër për dy skuadrat dhe për tifozët. Trajneri i Bianconerëve Massimiliano Alegri e prezantoi ndeshjen mbrëmjen e së dielës në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes.

"Do të jetë një mbrëmje e bukur sidomos sepse do të ketë rreth 60 mijë shikues, kaq shumë pritshmëri nga të gjithë. Do të jetë një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të rëndësishme, Interi për mendimin tim është ende favorit për të fituar Scudetton. Një test i rëndësishëm ndaj një ekipi të fortë”, tha Alegri.

Ai thekson se kjo nuk është një ndeshje decivizive për kampionatin. "Sipas mendimit tim jo, do të na lejojë të zgjasim serinë e rezultateve. Për qëllime të klasifikimit, ai ndaj Romës ishte shumë më vendimtar.

Nuk mund të mendojmë se në një ndeshje do të fitojmë apo humbim kampionatin”. Dibala është gati dhe trajneri i juventinë shprehet se ai është stërvitur mirë dhe e ka në dispozicion. Kean dhe Rabiot janë jashtë formaicionit të natës të së dielës.

Nga ana tjetër Interi nuk ka ndonjë problem me formacionin, pasi trajneri Inzaghi i ka të gjihtë në dispozicion. Problem për të dyja janë lodhjet nga ndeshjet Champions. Barazimi është një rezultat që nuk i shërben asnjërës, por i leverdis Milanit që po bën një ecuri pozitive në kampionatin italian. Milani është në vend të parë me 25 pikë, e më tepër vëmendjen e ka te ndeshja mes Romës dhe Napoli, ku napoletanët janë rivalët direkt, pasi nodhen në vendin e dytë me 24 pikë dhe kanë një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat