Si pritet të rreshtohet Barcelona dhe Reali?

Futboll

Si pritet të rreshtohet Barcelona dhe Reali?

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:28
Si pritet të rreshtohet Barcelona dhe Reali?

Sot në 16:15 në Camp Nou luhet El Clasico mes Barcelonë dhe Realit të Madridit.

Të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Los Blancos zë vendin e tretë me 17 pikë, kurse Barcelona pozicionohet në vendin e shtatë 15 pikë.

Sa i përket formës momentale në pesë ndeshjet e fundit, Barcelona ka rezultate më të mira, ku ka regjistruar tre fitore dhe dy humbje, krahas dy fitoreve, një barazimi dhe dy humbjeve të Real Madridit.

Kurse, në pesë ndeshjet e fundit ku të dy këto skuadra janë përballur, Real Madrid ka regjistruar tre fitore, teska një ka Barcelona, ndërsa një herë kanë ndarë pikët.Mungesat:

Për Barcelonën nuk do të paraqiten Araujo, Braithwaite, Dembele, Pedri dhe Wague, kurse te Real Madrid do të mungojnë Bale, Ceballos, Isco dhe Jovic.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Pique, Garcia, Balde; Gavi, Busquets, De Jong; Dest, Depay, Fati.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat