Zaccheroni parashikon rezultatin e derbit të Serie A

Futboll

Zaccheroni parashikon rezultatin e derbit të Serie A

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:55
Zaccheroni parashikon rezultatin e derbit të Serie A

Intervistë interesante e dhënë nga Alberto Zaccheroni për Libero.

Trajneri ka folur për Derbin e Italisë që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në San Siro mes Inter-it dhe Juventus-it.

“Juventus po e merr veten, edhe në aspektin psikologjik. Me Inter-in kam qenë i sëmurë në fëmijëri, më pas, në moshën 16 vjeç, kam rënë në dashur me lojën e bukur”, ka thënë Zaccheroni.

“Si përfundon derbi i Italisë? The barazim me gola”.

Më pas, në lidhje me luftën për titull në Serinë A: “Ka skuadra në rritje si Juventus dhe të tjera në rënie si Roma. Massimiliano Allegri është strehuar me zgjuarsi te skema 4-4-2 që i garanton mbulim, ndërsa lojtarët e tij po rikuperojnë formën. Më pas janë Napoli dhe Milan, që po e meritojnë kreun e renditjes. pres një luftë të bukur katërshe deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat