Kërcënon rekordin e Ozilit

Futboll

Kërcënon rekordin e Ozilit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:35
Kërcënon rekordin e Ozilit

Ilkay Gundogan shënoi golin që i hapi udhë fitores 1-4 të Manchester City-t në transfertën ndaj Brighton pasditen e djeshme, duke u konfirmuar si një nga pikat më të forta të formacionit të të “citizens”.

Këtë e theksojnë edhe shifrat, pasi Gundogan ka shënuar 13 gola gjatë gjithë vitit 2021 në Premier League dhe më mirë se ai kanë bërë vetëm Mohamed Salah që ka dërguar 16 herë topin në rrjetë e Harry Kane me 15 gola.

Gjithashtu, me golin ndaj Brighton, Gundogan shkoi në kuotën e 30 realizimeve në Premier League, duke parakaluar Klinsmann dhe duke u bërë gjermani i dytë që ka shënuar më shumë në kampionatin anglez.

Aktualisht më mirë se Gundogan ka bërë vetëm turko-gjermani tjetër Mesut Ozil, që ka shënuar 33 gola, megjithatë duket se shumë shpejt ky rekord do të jetë i mesfushorit të Manchester City-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat