Trajneri i Dortmund Rose: Nuk do të ankohemi për mungesën e Haaland

Futboll

Trajneri i Dortmund Rose: Nuk do të ankohemi për mungesën e Haaland

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:17
Foto

Trajneri Marco Rose e dinë rëndësinë e padiskutueshme që e ka Erling Haaland për ekipin e tij, por ka insistuar që Borussia Dortmundi nuk do të ankohet për mungesën e yllit norvegjez.

Trajneri i Dortmund Rose e ka konfirmuar të premtën e kaluar që Haaland do të mungojë disa javë për ekipin, pasi që ka pësuar një lëndim në muskulin e tij të këmbës.

Haaland ka shënuar 13 gola në 10 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e tij, ku tre ndeshje i ka humbur deri tani shkaku i problemeve me lëndime në muskul, ku ishte rikthyer në ndeshjen kundër Mainz, të cilën Dortmundi e fitoi me rezultat 3:1, dhe Haaland ishte protagonist në dy gola.

“Erling është tejet i rëndësishëm për ne dhe neve na mungon ai, kjo është gjë e sigurte. E kam thënë një herë që neve na duhet të luajmë së bashku në mungesën e tij. Por nuk do të fillojmë çdo gjë nga fillimi”, tha Rose.

“Mund të mos e kemi prezencën e Haaland në sulm, por kemi lojtarë të tjerë. Në Bielefeld luajtëm me tre sulmues dhe kishim ide të tjera. Ne do të jemi të lumtur kur ai të rikthehet me neve. Por, neve na duhet të mësohemi me mungesën e tij për disa ndeshje. Kështu që nuk duhet të ankohemi për këtë gjë, por të gjejmë zgjidhje, dhe momentalisht jemi duke punuar drejt kësaj”, shtoi trajneri gjerman.

Ndeshja e radhës për Borussia Dortmundin do të jetë kundër skuadrës së Ingolstadt, e vlefshme kjo për kupën gjermane DFB-Pokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat