Agjenti i Dembele në negociata me dy klube

Futboll

Agjenti i Dembele në negociata me dy klube

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:03
Ousmane Dembele

Agjenti i sulmuesit së Barcelonës, Ousmane Dembele është në kontakte të vazhdueshme me Juventusin dhe Newcastle Unitedin.

Pavarësisht që ishte rregullisht te Barcelona vitin e kaluar, Dembele këtë edicion ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje shkaku i lëndimit.

Me kontratën që i skadon pas vetëm tetë muajve, Barcelona është e dëshpëruar për ta bindur që të qëndrojë në “Camp Nou”.

Sipas Sport, rinovimi nuk është opsion për përfaqësuesit e francezit, që kanë avantazhin për të ardhmen e lojtarit.

Në vitin 2022, agjentët kanë të drejtë të mbajnë bisedime me klube tjera dhe thuhet se kanë kontaktuar klubet si Juventus dhe Newcastle United.

Barcelona nga ana tjetër i ka dhënë ultimatum Dembeles që të rinovojë, përndryshe do provojë ta shesë në afatin e janarit për një çmim të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat