Reagon Afrim Tovërlani: Rasti është shumë më ndryshe

Futboll

Reagon Afrim Tovërlani: Rasti është shumë më ndryshe

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:09
Reagon Afrim Tovërlani: Rasti është shumë më ndryshe

Trajneri i mirënjohur i futbollit, Afrim Tovërlani, reagon publikisht duke thënë se kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, e ka mik të mirë.

“Falënderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.

Jam shumë i befasuar nga ana e mediave të Kosovës se si e kanë trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.

Ne fakt e vërteta e këtij rasti është shumë më ndryshe dhe se unë njihem shumë moti me Shpendin, dhe nuk është e vërtetë se e kam kërcënuar, gjë të cilën e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me postimin e tij në profilin personal në facebook.

E falënderoj për deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse unë e kam kërcënuar me thikë kryetarin e Prishtinës dhe se e verteta e këtij rasti nuk është pasqyruar nga ana e mediave së si ka qenë puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe provë mbi të vërtetën e rastit.

Është për të ardhur keq se si mediat e Kosovës, keqpërdorin emrat tonë që të përfitojnë për interesat e tyre!

Se shpejti do të pijmë kafe me Shpendin...”, reagon Tovërlani në. profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat