Shqiptari i Kosovës me Napolin në formë, demolojnë ekipin e Sinisha Mihajlloviqit  

Futboll

Shqiptari i Kosovës me Napolin në formë, demolojnë ekipin e Sinisha Mihajlloviqit  

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:38
Shqiptari i Kosovës me Napolin në formë, demolojnë ekipin e Sinisha Mihajlloviqit  

Ky Napol nuk njeh askënd në Serie A.

Napoli ka shënuar fitore bindëse, me rezultat 3:0 kundër Bologna-s, e cila ka trajner Sinisha MIhajlloviqin.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, kreu detyrat e parashtruara nga trajneri Spalletti.

Futbollisti Rrahmani u paraqit standard, duke u angazhuar deri në pikën e fundit.

Futbollistët Ruiz (18'), Insigne (41' e 62', të dyja nga penalltia) shënuan për fitoren e madhe të Napolit. 

Veçori tjetër është se Napoli për 10 ndeshje apo për 900 minuta ka pësuar vetëm tre gola apo nga një për çdo 300 minuta!  Ka mbrojtjen më të fortë në Serie A.

Napoli kryeson me 28 pikë, sa ka edhe Milani në pozitën e dytë dhe Bologna renditet në pozitën e 12-të me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat