Gjithçka e qartë me Brojën

Futboll

Gjithçka e qartë me Brojën

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:33
Gjithçka e qartë me Brojën

Sulmuesi kuqezi i cili po shkëlqen me skuadrën e Southamptonit, Armando Broja do të jetë jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Ralph Hasenhuttl për ndeshjen ndaj Watfordit.

Broja ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Trajneri i Southamptonit në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Watford ka konfirmuar se 21 vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës, për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.

Sulmuesi i huazuar nga Chelsea, këtë edicion me skuadrën e “Saints” ka tetë paraqitje, ku ka shënuar katër herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat