Milan hedh sytë nga ky lojtar

Futboll

Milan hedh sytë nga ky lojtar

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:58
Milan hedh sytë nga ky lojtar

Milani po studion tregun e transferimeve të sulmuesëve për muajin janar.

Sipas asaj që raporton “TuttoSport”, “kuqezijntë” kanë vënë syrin  Yuri Alberto, një sulmues i lindur në vitin 2001.

Sulmuesi 20-vjeçar u transferua nga Santos tek Internacional me parametra zero.

Në Brazil flasin për një marrëveshje verbale midis lojtarit dhe “Djajëve të kuq”, por distanca aktuale e shifrave është plotë 10 milion euro.

Ekipi brazilian kërkon 20 milion euro për shërbimet e tij, në të kundërt Milanit do t’i duhet të prishë klauzolën e tij që është në shifrat e 80 milion euro pork jo gjë nuk shikohet si mundësi nga klubi italian.

Në sezonin 2021 , Alberto ka zhvilluar në total 49 ndeshje duke shënuar 18 gola dhe asistuar 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat