Nesta: Janë të gabuara rregullat

Futboll

Nesta: Janë të gabuara rregullat

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:59
Nesta: Janë të gabuara rregullat

Ish-mbrojtësi i Milan-it, Alessandro Nesta, ka folur për situatën e Franck Kessie në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

“Janë të gabuara rregullat, edhe në këtë rast duhet rishikuar i gjithë sistemi. Klubi nuk mund të vihet me shpatulla pas murit nga dikush, do të ketë gjithmonë një super të pasur që do të vijë”, ka thënë Nesta.

“Edhe për Milan-in është e vështirë të mbajë më të fortët nëse ofertat janë kaq të larta, sicc ndodhi me Donnarumma. E kuptoj që Kessie është i tunduar: nuk është milanez, nuk ka lidhje specifike, është njerëzore të kërkosh të vihesh në provë në një vend tjetër”.

Në lidhje me ecurinë e kuqezinjve në Champions: “Nuk shikoj një skuadër që është gati për Champions-in. Ka shumë të rinj, që nuk janë mësuar të luajnë në këtë kompeticion, nuk janë akoma gati mendërisht”, ka thënë ish-mbrojtësi.

“Duhet ndjekur rruga e bërë në Itali: Milan duhet të marrë pjesë me vazhdimësi në Champions, të fitojë eksperiencë në mënyrë që të luftojë për trofeun më pas. Vetëm një gjë duhet për të fituar: kampionët 70 milionë euro që klubet italiane nuk mund t’ua lejojnë vetes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat