Solskjaer i kthehet turpërimit

Futboll

Solskjaer i kthehet turpërimit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:35
Solskjaer i kthehet turpërimit

Ole Gunar Solskjaer nuk do ta harrojë lehtë humbjen 5-0 përballë Liverpulit. Trajneri i Mançester Junajtid, ashtu si të gjithë tifozët e klubit, kanë mbetur të zhgënjyer nga një humbje turpëruese me këto shifra përballë atij që vlerësohet si rivali historik i ”djajve të kuq”.

Ai nuk e ka fshehur këtë në konferencën e sotme për shtyp, ku theksoi se ekipi duhej të përpiqej të bënte më mirë pasi diçka e tillë ishte e papranueshme.

“Paraqitja nuk ishte e pranueshme. Duhet të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të pyesim veten se pse ndodhi kjo. Për të dhënë më mirë idenë e si u ndjemë, mund të them se ishim si një boksier i dehur, përfunduam në tapet pas 4 minutave të parë.

Pas golit të parë që pësuam deshëm të reagonim por u hapëm shumë dhe ishim të ngutshëm përballë një skuadre të mirë. Duhet të përmirësohemi mendërisht”, tha Solskjaer.

“Detyra ime është të bëj lojtarët gati në gjendjen më të mirë shpirtërore të mundshme. Jam unë përgjegjësi për rezultatin dhe për paraqitjen. Tani duhet të reagojmë.

Kam kaluar momente të vështira si lojtar e tani edhe si trajner është e njëjta gjë. Më është dashur të bashkëjetoj me ndalesa, me 2-3 kriza, që kur kam filluar të drejtoj këtu. Por ajo që mund të them është vetëm se do të reagoj”, ishin fjalët e Solskajer, duke premtuar “luftë” për të gjithë ata që mendojnë se shkarkimi i tij tashmë është i sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat