Kur kthehet në fushë Berat Gjimshiti?

Futboll

Kur kthehet në fushë Berat Gjimshiti?

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 18:19
Kur kthehet në fushë Berat Gjimshiti?

Dëmtimi i Berat Gjimshitit në ndeshjen ndaj Hungarisë, ka qenë një goditje e rëndë për përfaqësuesen shqiptare, por edhe për klubin e Atalantës, ku ai është kthyer në një nga pikat kyçe të skuadrës së Gasperinit.

Lojtari pësoi një krisje në krah e iu nënshtrua një operacioni më 11 tetor. Por duket se pak nga pak, klubi po planifikon kthimin e tij në fushën e lojës.

Trajneri Gasperini, duke folur sot në konferencë për shtyp para sfidës së fundjavës së Atalantës me Lacion, ka shpjeguar se situata e Gjimshitit është pak më e veçantë dhe kthimi i tij në fushë do të jetë i kujdesshëm.

“Gjimshtiti nuk kishte një probleme muskulor.

Sapo të ketë sigurinë që nuk do të dëmtohet më, do të mund të luajë”, theksoi ai. Me pak fjalë, pritet ngjitja e plotë e frakturës dhe siguria që mund të përplaset me kundërshtarët pa përsëritur dëmtimin, që t’i jepet drita e gjelbër të kthehet në fushë.

Ndërkohë, në këto ditë, ai ka nisur pak nga pak stërvitjet individuale dhe në javën e ardhshme, mendohet se do të nisë me ritëm pak më të lartë që të fillojë të kapë formën dhe të bëhet gati për fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat