Premtohet spektakël në “Air Albania”

Futboll

Premtohet spektakël në “Air Albania”

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:35
Premtohet spektakël në “Air Albania”

Dinamo dhe Kukësi do të matin forcat në ndeshjen e parë të javës së shtatë të Abisnet Superiore në stadiumin “Air Albania”, ku do të regjistrojnë dhe takimin e tyre të parë në elitën e futbollit shqiptar. Edhe pse janë përballur disa herë në Kupën e Shqipërisë, tani muzika ndryshon.

Dinamo – Kukësi (“Air Albania”, ora 19:45)

Formacionet zyrtare:

Dinamo: (4-2-3-1): Harizaj; Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski; Sidibe, Demiri; Haxhiu, Ibraimi, Mihana; Chinedu

Kukësi: (4-3-3) Tafas, Ndreca, Lulaj, Bytyçi, Peposhi, Hila, Shqiprim Taipi, Gjelbrim Taipi, Basa, Vitor Feijao, Milunoviq

-Dinamo dhe Vllaznia vijnë me “humor” të njëjtë në këtë përballje, pasi blutë e kryeqytetit fituan 0-1 në fushën e Skënderbeut, ndërsa Kukësi iu imponua 2-0 Vllaznisë. Sa u përket renditjes, Dinamo ka 9 pikë, 2 më pak se Kukësi.

-Interesant fakti që të dyja skuadrat kanë pësuar të njëjtin numër golash në 5 javët e para, nga 8, por verilindorët kanë rezultuar më produktivë në fazën sulmuese me 13 gola të shënuar kundrejt 8 të skuadrës së Shkëmbit.

– Edi Basa i Kukësit dhe Stephen Chinedu i Dinamos janë mes golashënuesve më të mirë në këto javë të para të Abissnet Superiores me nga 3 finalizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat