Barça, vjen edhe “bekimi” i Guardiola-s

Futboll

Barça, vjen edhe “bekimi” i Guardiola-s

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 06:58
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka bekuar zgjedhjen e Barcelona-s për t’ia besuar ekipin Xavi-t.

Trajneri i Manchester City-t e ka drejtuar mesfushorin gjatë kohës së tij te blaugranat, periudha më e suksesshme në historinë e katalanasve:

“Nuk kam asnjë dyshim se Xavi është gati për ta marrë vendin. E njeh futbollin, ka pasion dhe më shumë eksperiencë se unë kur mora drejtimin e Barcelona-s”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Megjithatë, suksesi varet edhe nga cilësia dhe përkushtimi i lojtarëve të tij. Ndikimi jonë në lojë është shumë inferior nga sa mendojnë njerëzit. Pothuajse gjithçka varet nga cilësia e futbollistëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat