Bayerni do të kërkojë sot të harrojë humbjen e turpshme në Kupë

Futboll

Bayerni do të kërkojë sot të harrojë humbjen e turpshme në Kupë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:16
Bayerni do të kërkojë sot të harrojë humbjen e turpshme në Kupë

Bayerni do të kërkojë sot të harrojë humbjen e turpshme në Kupë ndaj Gladbahut. Kampionët do të udhëtojnë në kryeqytet për t’u ndeshur me Unionin Berlinin në një sfidë që premton spektakël.

Trajneri Julian Nagelsman foli nga shtëpia duke thënë që nuk do të ketë një ndeshje të dytë si ajo në Kupën e Gjermanisë.

"Sigurisht që duam të fitojmë nesër (sot) për të treguar se ndeshja në Gladbah ishte një aksident.

Ata kanë lojtarë të rinj që duan të konfirmohen në karrierën e tyre. Në 21 ndeshjet e luajtura në shtëpi, Unioni nuk ka pësuar asnjë humbje. Kjo tregon shumë.

Por, jam i bindur që skuadra do të dijë se si të reagojë dhe të marrë në shtëpi tri pikët e radhës në kampionat", tha trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat