Kroati është një nga 7 lojtarët me parametra zero

Futboll

Kroati është një nga 7 lojtarët me parametra zero

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:48
Kroati është një nga 7 lojtarët me parametra zero

Janë “sirenat” e PSG, ato që e kanë shtyrë për momentin Marcelo Brozovic të mos përshpejtojë në negociatat me Interin për rinovimin e kontratës, që i skadon më 30 qershor.

Kroati është një nga 7 lojtarët me parametra zero, që klubi zikaltër do të duhet t’i menaxhojë me kujdes muajt e fundit (Perisic tashmë e ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë; situatat e Handanovic, Cordaz, Vecino, Kolarov dhe Ranocchia janë më fluide, D’Ambrosio ka një obligacion deri në vitin 2023). Kroati ishte i pari i thirrur për të diskutuar të ardhmen.

Megjithatë, ftesat e Ausilio nuk morën përgjigje nga babai dhe menaxheri i Perisic. Ai po “flirton” me parizienët për shumë më tepër para.

Kësisoji, mbetet për t’u parë nëse do të organizohet takimi i palëve për rinovimin të enjten apo të premten e javës së ardhshme, pas kthimit nga ndeshja e Ligës së Kampionëve në fushën e Sheriff Tiraspol, apo gjithçka do të shtyhet për pushimin e kampionatit, në funksion të kualifikueseve të kombëtareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat