Conte gati të ulet në stolin e Man.United por me një kusht!

Futboll

Conte gati të ulet në stolin e Man.United por me një kusht!

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:05
Antonio Conte

Antonio Conte i ka ndezur dritën jeshile drejtuesve të Manchester United për t’u ulur në stolin e Djajëve të Kuq, aty ku do të zëvendëosjë Ole Gunnar Solskjaer por me një kusht.

Conte nuk pranon të marrë drejtimin e një skuadre në mes të sezonit por vetëm kur të ketë përfunduar ky aktuali për të nisur që nga përgatitjet verore me skuadrën për sezonin e rid he pse të diktojë edhe merkaton.

Në këtë mënyrë Manchester United nëse dëshiron firmën e Contes duhet të vazhdojë me Solskjaer deri në mbyllje të këtij edicioni futbollistik.

Ose nëse vendos të shkarkojë norvegjezin, duhet të gjejë një trajner të përkohshëm , në mënyrë që të emërojë në stol ish-trajnerin e Interit në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat