Interi e ka seriozisht

Futboll

Interi e ka seriozisht

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:51
Interi e ka seriozisht

Interi është gjithmonë në kërkim të përforcimit të organikës së tij. Zikaltrit janë vënë në ndjekje të Karim Adejemit, sulmuesit të Salzburgut, dhe siç raporton gjermania “Sport1” drejtuesit kanë takuar ditën e djeshme agjentin e lojtarit, për të folur për të ardhmen e lojtarit.

Drejtori sportiv i Salzburgut, me të cilët 19-vjeçari ka shkëlqyer, Kristof Frojnd, ka deklaruar se “qëllimi i klubit dhe i vetë futbollistit është ta mbyllin bashkë sezonin”.

Numrat e gjermanit në këtë fillim sezoni janë me të vërtetë surprizues, sepse Adejemi në ligën austriake e ka gjetur golin plot 10 herë në 11 ndeshje e madje ka dhuruar edhe një asist, duke e çuar praktikisht mesataren në 1 për ndeshje.

Më mirë akoma ka bërë në Champions League, aty ku ka koleksionuar 3 gola dhe 1 asist në 3 ndeshje të luajtura, duke i shtuar këtu edhe golat e turit paraeleminator dhe shenjën që ka lënë ndaj Brondit.

Por me shfaqjen e kësaj forme, sulmuesi ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera europiane dhe një ndër to është edhe Bajerni i Mynihut, ndaj për Interin, pavarësisht se ka hedhur hapa para do të jetë mjaft e vështirë për ta sjellë në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat