Hidhet shorti i Carabao Cup, derbi mes Liverpool e Leicester Cityt

Futboll

Hidhet shorti i Carabao Cup, derbi mes Liverpool e Leicester Cityt

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:48

Sot është mbajtur ceremonia e shortit të Carabao Cup, ku tanimë kemi mësuar çiftet të cilat kanë prekur fazën e çerekfinales.

Ndeshja kryesore e kësaj faze do të zhvillohet në stadiumin “Anfield Road” ku gjigandi anglez Liverpool e pret në shtëpi skuadrën e Leicester Cityt.

Po ashtu, edhe kampioni evropian Chelsea ka mësuar kundërshtarin e tij, ku do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Brentfordit.

Çiftet të cilat kanë siguruar fazën e çerekfinales së Carabao Cup i gjeni më poshtë.

20 dhjetor, 20:45 Arsenal – Sunderland (Stadiumi Emirates)

20 dhjetor, 20:45 Brentford – Chelsea (Stadiumi Brentford Community)

20 dhjetor, 20:45 Liverpool – Leicester City (Stadiumi Anfield Road)

20 dhjetor, 20:45 Tottenham – West Ham United (Stadiumi i Tottenham Hotspur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat