Reali nuk gabon

Futboll

Reali nuk gabon

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2021 Në ora: 14:30
Reali nuk gabon

Real Madridi ka hedhur pas shpinës barazimin (0:0) me Osasunën, duke shënuar sot fitore në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Elches.  

Madrilenët nuk gabuan por importuan tre pikë të mëdha. 

Futbollisti Vinicius Junior shënon në minutën e 22-të për epërsinë e Realit.

Në pjesën e dytë Reali dyfishon epërsinë me golin e Hazard në minutën e 85-të.

Vendasit edhe pse me një lojtar me pak, kur Guti u përjashton me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 63-të, Milla ngushton humbjen në 1:2 në minutën e 86-të. 

Reali kryeson me 24 pikë e Elches është në vend të 15-të me 10 sish pas javës së 12-të të kampionatit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat