Kërkon këndelljen

Futboll

Kërkon këndelljen

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 14:45
Kërkon këndelljen

Ole Gunar Solskjaer e ka krahasuar pjesën e parë shokuese të skuadrës së tij kundër Liverpulit me rënien në nokdaun të boksierit Tajson Furi në duelin me Deontej Uajlder.

Trajneri i Mançester Junajtidit i shpëtoi për momentin shkarkimit pas humbjes 5-0 në “Old Trafford” ndaj rivalëve.

"Që kur jam bërë trajner i Junajtidit, kemi pasur të paktën dy apo tri kriza dhe një gjë që mund të them është se unë do të luftoj për ta kthyer situatën.

Sigurisht që ka qenë një javë e vështirë, por jemi stërvitur mirë dhe mezi po e presim ndeshjen kundër Totenhemit për të reaguar”, tha trajneri i Manchester Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat