Liverpool-Brighton, formacionet zyrtare

Futboll

Liverpool-Brighton, formacionet zyrtare

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 15:12
Liverpool-Brighton

Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja mes gjigandit anglez Liverpool e skuadrës së Brighton, e vlefshme kjo për xhiron e 10 të Premier Ligës angleze.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 21 pikë, një më pak se Chelsea që është lider i tabelës, kurse Brighton pozicionohet në vendin e pestë me 15 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Tottenham në vendin e gjashtë.

Në xhiron e fundit, Liverpooli shënoi fitore të thellë 5:0 në derbin kundër Manchester United, kurse Brighton pësoi humbje kundër Manchester Cityt me rezultat 4:1.

Në ndeshjen e sotme të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Elliot dhe Milner kurse te Birghton do të mungojnë Alzate, Burn dhe Welbeck.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Keita, Henderson, Jones; Salah, Firmino, Mane

Brighton (4-2-3-1): Sanchez; Cucurella, Dunk, Duffy, Veltman; Lallana, Moder; Mwepu, Bissouma, March; Trossard

16:00 Liverpool – Brighton (Stadiumi Anfield Road)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat