Josa: Nuk merrem me arbitrat

Futboll

Josa: Nuk merrem me arbitrat

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:25
Josa: Nuk merrem me arbitrat

Mirel Josa debutoi me fitore në pankinën e Laçit, ndërsa në përfundim të ndeshjes foli edhe për objektivat e kurbinasve, në intervistën e dhënë në emisionin “Gol pas Goli”.

“Kam pasur rikthime akoma me distanca më të largëta dhe jo tani, që vetëm pak muaj më parë isha në pankinë. Kam ndjekur kampionatin rregullisht dhe sa i përket skuadrës, isha entuziast në një farë mënyre, por kur i sheh gjërat vetë, dalin edhe problemet që nuk i kishe parashikuar.

Më pëlqeu shumë dëshira e Guindoiu për të shënuar, pasi e mori me ngulm topin për të gjuajtur penalltinë dhe më pas u tregua shumë aktiv, Ka cilësi si lojtar dhe mund të na ndihmojë shumë me golat e lojën e tij.

Objektivi i Laçit është të bëjë sa më mirë dhe të riparojë sa më shumë gabimet që ka shfaqur në javët e para. Besoj se e kemi nisur mirë, por kemi shumë punë për të bërë në të ardhmen, me arbitrat unë nuk merrem asnjëherë dhe as nuk do më shihni të ankohem ndonjëherë për ta”, u shpreh Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat