Deliu rilind nën urdhrat e Josës

Futboll

Deliu rilind nën urdhrat e Josës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 18:00
Deliu rilind nën urdhrat e Josës

Mesfushori Ardit Deliu u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Laçi-Skënderbeu, me 24-vjeçarin që ka rilindur nën urdhrat e Josës.  Pas ndeshjes, në prononcimin për Super Sport, Deliu u shpreh:

“Laçi njihet si skuadër që e karakterizon shpirti luftarak, në javët e para mungoi nga ngërçi psikologjik. Jemi rikthyer, si në ndeshjen e kaluar dhe sot u përpoqëm të rikuperojmë gabimet dhe hymë më agresivë në fushë.

Mendoj se është akoma herët për të folur për renditje, por objektivi jonë dihet është Europa, varet si shkojnë gjerat gjatë kampionatit, por mundësitë i kemi për të arritur sa më lart.

Ndryshimi i trajnerëve: Skema është po e njëjta, thjeshtë profesori kërkon ekuilibër në fushë, ndërsa me trajnerin e kaluar bënim presion sipër dhe lenim hapësira prapa, duke pësuar më pas shumë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat