​Guardiola fajëson gjyqtarin për humbjen nga Crystal Palace

Futboll

​Guardiola fajëson gjyqtarin për humbjen nga Crystal Palace

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:08
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit për ta përjashtuar Aymeric Laporten dhe për mos pranimin e golit të Gabriel Jesus, pasi skuadra e tij pësoi një humbje me rezultat 2-0 kundër Crystal Palace.

Ëilfried Zaha i dh epërsinë Crystal Palacit përpara se Laportes t'i jepej një karton i kuq direkt për një ndërhyrje të ashpër pikërisht ndaj Zahas.

Gabriel Jesus e gjeti rrugën e golit, por ai u anulua për një pozicion jashtë loje pas kontrolli me VAR dhe pastaj Conor Gallagher dyfishoi rezultatin në 2-0 për të vulosur fitoren.

Guardiola, i cili nuk ia doli të shënonte fitore në ndeshjen e tij të 200-të në Premier League, zbuloi zhgënjimin e tij ndaj vendimeve të marra dhe pohoi se skuadra e tij luajti mirë, pavarësisht gabimit që çoi në golin e parë.

“Shumë gjëra shkuan keq”, tha Guardiola për “BBC” pas ndeshjes. “Pësuam një gol të hershëm, luajtëm një pjesë të parë të mirë, por në të njëjtën kohë pati edhe përjashtim dhe interpretim nga arbitri”.

“Tifozët ishin pas nesh, por fatkeqësisht goli u anulua. Sot pasdite, Jonny Evans me të njëjtin veprim mori një karton të verdhë. Ky është një interpretim nga arbitri. Goli që pësuam ishte gabimi ynë.", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat