Xherdan Shaqiri me Lyonin fitojnë derbin në Francë

Futboll

Xherdan Shaqiri me Lyonin fitojnë derbin në Francë

Nga: K.Goca Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:50
Xherdan Shaqiri me Lyonin fitojnë derbin në Francë

Xherdan Shaqiri u paraqit 64 minuta për Lyonin, duke e fituar derbin në Francë.

Lyoni e ka mundur me rezultat 2:1 Lens-in, në takimin e javës së 12-të.

Gjithçka u vendos në 45 minutat e parë, kur Toko Ekambi shënoi nga penalltia në minutën e 25-të dhe Aouar në atë të 41-tën.

Në 61-të, Kalimuendo ngushtoi humbjen në 2:1.

Shaqiri bëri paraqitje të mirë duke iu gëzuar trepikëshit të madh në këtë sfidë të vështirë.

Lens renditet në vend të dytë me 21 pikë, ka dy më shumë se Lyoni që gjendet në pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat