Pogba zgjedh skuadrën e re

Futboll

Pogba zgjedh skuadrën e re

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:41
Pogba zgjedh skuadrën e re

Sipas Sportitalia, Paul Pogba nuk do ta rinovojë kontratën me Manchester United sepse ka zgjedhur të transferohet tek Juventus me kosto zero në fundin e këtij sezoni.

Kontrata aktuale e kampionit të botës me Djajtë e Kuq skadon në qershorin e vitit 2022 dhe ne gociatat për rinovimin janë bllokuar.

Sipas ekspertit të merkatos, Rudy Galetti, menaxheri Mino Raiola dhe Pogba kanë vendosur të mos nënshkruajnë rinovimin dhe të largohen nga Old Trafford verën e ardhshme.

Kthimi tek Juventus është zgjedhja e parë e mesfushorit. Ai u kthyer tek Manchester United në 2016-ën për 105 milionë euro dhe tani pritet të kthehet në Torino përsëri me kosto zero.

Në mënyrë që të përballojnë rrogën e Pigba-së, bardhezinjtë do të duhet të shesin Aaron Ramsey dhe njërin mes Weston McKennie ose Adrien Rabiot.

Më pas do të kenë mundësinë t’i ofrojnë francezit një rrogë prej 12 milionë eurosh në sezon plus bonuse.

Alternativa e Pogba, nëse nuk realizohet kthimi në Torino, është Real Madrid, me PSG që duket se nuk janë një opsion për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat