Një gol në fund i jep tre pikët e radhës Feyenoordit

Futboll

Një gol në fund i jep tre pikët e radhës Feyenoordit

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:50
Një gol në fund i jep tre pikët e radhës Feyenoordit

Një gol në fund i jep tre pikët e radhës Feyenoordit që triumfoi në derbin e Rotterdamit duke përfituar në maksimum nga hapi fals i Ajaxit për të ngushtuar në vetëm 4 pikë distancën me kreun, ndërkohë që nuk duhet harruar që skuadra e trajnerit Slot ka luajtur edhe një ndeshje më pak se harkëtarët.

Në transfertën e Het Kasteel, përballë një Sparte që është në vështirësi serioze dhe ndodhet në vendin e parafundit vendosi gjithçka një gol i sulmuesit nigerian Dessers në minutën e 92-të.

Ky i fundit përfitoi në maksimum nga krosimi i fantazistit turk Kokcu për të realizuar golin e vetëm të sfidës dhe të 3 pikëve për Feyenoordin në një ndeshje që po shkonte drejt barazimit 0-0. Rastin e parë të vërtetë në këtë sfidë miqtë e kishin në të 34-ën me iranianin Jahanbakhsh por portieri i vendasve Okoye u shfaq në lartësinë e duhur duke e dërguar topin në këndore.

Në pjesën e dytë Feyenoordi iu afrua golit me Linssen në minutën e 52-të dhe Sinisterran në të 78-ën deri sa e gjeti rrjetën me zëvendësuesin Dressers në minutat shtesë. 22 pikë në renditje në 10 ndeshje për skuadrën e Slot që në këtë sezon ka objektiva madhorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat