Magani: Pjesën e parë vuajtëm

Futboll

Magani: Pjesën e parë vuajtëm

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 19:17
Magani: Pjesën e parë vuajtëm

Intervista e trajnerit të Egnatias, Gugash Magani, pas ndeshjes ndaj Partizanit, ku rrogozhinasit morën një pikë falë barazimit 1-1.

Ju pëlqen më shumë barazimi apo mënyra si luajti skuadra?

Ne futemi në çdo ndeshje për të fituar, edhe pse shkalla e vështirësisë ishte e lartë. Partizani është emër i madh dhe kjo nuk diskutohet, por për më tepër, ata kishin edhe një motivim të jashtëzakonshëm, pasi nuk po kalonin moment të mirë.

Patëm fat në rastin e golit, ndërsa më pas at ana morën shumë terren dhe mund të kishin shënuar edhe më herët. Në pjesën e dytë kemi qenë më mirë, pasi bëmë ndërrimet e duhura, duke qenë se kemi pasur shumë dëmtime në këto javë të para.

Mund të kishit bërë më mirë me Pedron nga minuta e parë?

Ai ka pasur një inflamacion në gjurin e djathtë, që kur erdhi nga Brazili dhe ndaj vetëm në minutat e fundit vendosa ta aktivizoj. Bëri shumë sakrificë që luajti, por sot nuk ishte në lartësinë e duhur për shkak të dëmtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat