Telushi harron të kaluarën

Futboll

Telushi harron të kaluarën

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 19:25
Telushi harron të kaluarën

Bruno Telushi u shpall njeriu i ndeshjes Partizani-Egnatia. Vlonjati zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ndaj ish-skuadrës së tij. Pas ndeshjes, Telushi u shpreh:

‘’Ne u futëm në ndeshje për të marrë 3 pikët. Nuk e shikonim farë kundër kujt po luanim, pavarësisht se nuk bëmë aq mirë sa pritej, por dhamë maksimumin. Shkoi ndeshja kështu si shkoi, por jemi të kënaqur.

Egnatia surprizë: Është e vërtetë, deri tani na kanë parë si surprizë por duke parë ndeshjet që kemi bërë. Për ne është mirë të na shikojnë ashtu, por ne jemi ekip që duam të japim maksimumin dhe ashtu ndodh.

I nervozuar: Isha i nervozuar me një tifoz, është e kot ta zgjas.

Objektivi Europë?: Në ekip nuk jemi vetëm ne me eksperiencë, dhe dhe çuna të tjerë, Objetkivi jonë është ndeshja e radhës, këto objektivat e tjerë ia lëmë kohës mendoj se jemi në kohën e vazhduar dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Rikthimi në Superiore: Të them të drejtën, kampionati jonë nuk është se ka ndryshuar shumë. Ka gjëra që janë bërë tani, por ka gjëra që nuk kanë ecur, por mua nuk është ndonjë surprizë”, u shpreh Telushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat