Rrahmani i pazëvendësueshëm në mbrojtje

Futboll

Rrahmani i pazëvendësueshëm në mbrojtje

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 23:41
Rrahmani i pazëvendësueshëm në mbrojtje

Napoli fitoi me vështirësi, por në fund ja doli mbanë që nga Salernitana të largohet me pikë të plota falë një goli të shënuar nga Zielinski.

Napoletanët fituan 0-1 në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat, ku vendasit rezultuan një kockë e fortë për kryesuesit e Serisë A.

Zielinski gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 61. Festimet u ndërprenë pas vendimit të gjyqtarit për të parë VAR për pozicion të dyshimtë jashtë loje. Edhe pas VAR-it, goli u konfirmua.

Në minutën e 70-të, gjërat do të bëheshin më të thjeshta për napoletanët, që veç epërsisë në rezultat e panë veten edhe në epërsi numerike, pas largimit me karton të kuq të Kastanos.

Megjithatë, epërsia numerike do të barazohej shtatë minuta më vonë, kur Koulibaly ndëshkohet gjithashtu me të kuq nga Napoli.

Gjithsesi, rezultati nuk ndryshoi dhe Napoli i mori fitoren e 10 në 11 javët e para të Serisë A (një barazim 0-0 me Romën) dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve.

Edhe në këtë ndeshje Amir Rrahmani luajti për 90 minuta dhe provoi sërish se është i pazëvendësueshëm në qendër të saj, të paktën me formën që po kalon aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat