Conte arrin në Londër, ka gati kontratën dy-vjeçare me Spurs

Futboll

Conte arrin në Londër, ka gati kontratën dy-vjeçare me Spurs

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 14:50
Antonio Conte

Tottenham gjatë ditës së sotme konfirmoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin Nuno Espirito Santo.

Pas shkarkimit të tij, Antonio Conte është favoriti për të marrë drejtimin e skuadrës londineze.

Siç kanë raportuar mediat italiane, çdo gjë ka përfunduar dhe se Conte së shpejti do të bëhet menaxher i ri i skuadrës londineze.

Nga përditësimi më i ri i gazetarit të famshëm italian, Gianluca Di Marzio, Antonio Conte tashmë ka arritur në Londër dhe se do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare.

“Pak minuta më parë, Antonio Conte zbarkoi në Londër për të nisur aventurën e tij të re me Tottenhamin, i cili këtë mëngjes shkarkoi Nuno Espirito Santo dhe stafin e tij, përpara se të përshpejtonte mbylljen për ish-trajnerin e Leçes.

“Së shpejti do të ketë një takim mes Conte dhe kompanisë së tij të re, rreth orës 15.30. Detajet e fundit do të përcaktohen në të njëjtën ditë: Tottenham planifikon të mbyllë gjithçka deri në mbrëmje, nesër në mëngjes maksimumi, për të shpallur trajnerin e ri”, thuhet në faqen zyrtare të italianit.

Orët në vazhdim do të jenë deçizive për klubin anglez dhe teknikun italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat