​Ndryshim i papritur, trajneri i njohur bëhet i preferuari i drejtuesve te Newcastle United

Futboll

​Ndryshim i papritur, trajneri i njohur bëhet i preferuari i drejtuesve te Newcastle United

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Ish-trajneri i Arsenali Unai Emery është emri favorit për t’u emëruar si trajner i Newcastle United, raporton “Sport1”.

Spanjolli aktualisht është në krye të skuadrës spanjolle Villarreal.

Por “Magpies” janë gati të paguajnë një tarifë të caktuar për ta liruar atë nga kontrata e tij.

Newcastle dëshiron që Emery të zëvendësojë Steve Bruce në krye të ekipit, ndërsa ata kanë filluar një epokë të re në pronësinë që vjen nga Arabia Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat