Ylli i Fiorentinës kalon Messin dhe Ronaldon për golat e shënuar

Futboll

Ylli i Fiorentinës kalon Messin dhe Ronaldon për golat e shënuar

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 16:14
Dusan Vlahovic

Fiorentina ka një yll në skuadër dhe kjo nuk ka fare dyshim. Dusan Vlahovic po surprizon të gjithë këtë sezon në Seria A.

Vlahovic tashmë është kthyer në një lider tek skuadra “vjollçë”. Ngjitja e shkallëve të karrierës ka filluar për 21-vjeçarin i cili me paraqitjet e mira në Seria A, është lojtari i tretë më i mirë në botë.

Me 3 golat e shënuar ditën e djeshme kundër Specias, sulmuesi serb ka arritur në kuotën e 25 golave të shënuar në këtë vit, duke lënë prapa tij lojtarët më të mirë në vitet e fundit.

Vlahovic ka bërë më mirë se Messi 23 gola, Ronaldo 21 dhe Mbappe 20, ndërsa kalohet vetëm nga Lewandowski i cili ka arritur të shënojë 36 gola në 27 ndeshje, dhe Haaland 26 gola.

Kujtojmë se në drejtim të Vlahovic janë vënë një disa skuadra që duan shërbimet e bomberit 21-vjeçarit për sezonin e ardhshëm, ku kontrata aktuale me Fiorentinën i mbaron në vitin 2023 dhe vetë drejtuesit kanë bërë të ditur se nuk do t’i ofrojnë një rinovim kontrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat