Van de Beek në radarin e Barcelonës

Futboll

Van de Beek në radarin e Barcelonës

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 21:21
Van de Beek

Barcelona po planifikon që në janar ta transferojë mesfushorin e Manchester United-it, Donny van de Beek, sipas raportimeve nga Sport.

Gjigantët spanjollë e kanë përcjellë situatën e 24 vjeçarit i cili po e nxeh pankinën te Djajtë e Kuq, duke mos qenë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Van de Beek mund të jetë i hapur që të largohet në hyrje të vitit të ri, dhe “Camp Nou” duket si opsion i volitshëm.

Sidoqoftë, Barcelona mund ta përballojë transferimin e tij vetëm në formë huazimi, marrë parasysh situatën e rëndë financiare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat